Gjiganti amerikan i internetit ka njoftuar se do të apelojë vendimin

Gjiganti amerikan i internetit ka njoftuar se do të apelojë vendimin

Gjoba rekord prej 2,4 miliardë eurosh e vendosur këtë javë nga Brukseli për Google me arsyetimin për abuzim me pozicionin dominues, do t’i kthehet mbrapsht shtetasve evropianë nëpërmjet qeverive të tyre, deklaroi sot komisionerja evropiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager.

Në mosmarrëveshje me Bashkimin Evropian, gjiganti amerikan i internetit ka njoftuar se do të apelojë vendimin, AFP.

“Por kjo kërkesë nuk është pezulluese, edhe nëse Komisioni Evropian e fiton në shkallën e fundit, kjo gjobë do të paguhet nga shtetasit evropianë”, u shpreh Vestager për radion France Inter.

Brukseli akuzon Google se ka abuzuar me pozicionin super-dominues në kërkimin online në internet, për të favorizuar listën e propozuar me çmime të “Google Shopping”, i vendosur në 13 shtete evropiane, që nga viti 2010.