Viktimat janë dërguar në spital

Viktimat janë dërguar në spital

Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pasi një veturë është përplasur në anësoret e rrugës.

Sipas policisë vetaksidenti ka ndodhur në natën e së shtunës në Prizren.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku ku nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit me targa vendore godet mbrojtësen/anësoren e rrugës ku si pasojë e aksidentit 3 meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, ka konfirmuar policia.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësore.

Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime./21Media