Vetaksident në Pejë, vdiq një person

1 min read

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksident që ndodhi sot në Qyshk të Pejës.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuarzëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka treguar se në këtë vetaksident  ka vdekur vozitësi i motorit ndërsa pasagjeri është lënduar.

Aksidenti  ka ndodhur rreth orës 15:25.

“Policia ka dalë në vend të ngjarjes, aty kanë qenë dhe emergjenca ku mjeku ka konstatuar vdekjen e vozitësit ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media