Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam

Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam

Superylli shqiptar me famë botërore, Era Istrefi në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith dje ka publikuar videoklipin e këngës “Live it up” , që është edhe klipi zyrtar i Botërorit, ”Rusia 2018”.

Kampionati Botëror që fillon pas pesë ditësh e ka tashmë edhe videoklipin zyrtar të publikuar.

Kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga të gjithë, pasi vetëm 1 ditë pas publikimit, kënga ka arritur mbi 4 milionë klikime në Youtube.

Këngëtarja kosovare shfaqet në dy skena në këtë klip me dukje ndryshe dhe ky është suksesi më i madh nga ndonjë artistjeje e dalë nga skena muzikore shqiptare.

Ndryshe, Kampionati Botëror i Futbollit do të fillojë më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 korrik.

Publikohet videoklipi i këngës zyrtare ”Rusia 2018”