Morena dhe jeta e saj luksoze

Morena dhe jeta e saj luksoze

Modelja dhe këngëtarja e famshme shqiptare, Morena Taraku, njihet si njëra ndër femrat e showbizit që bën jetë luksoze. Në çdo paraqitje të saj bie në sy veshja e saj, aksesoret e të tjera, që padyshim janë nga brendet e njohura botërore, e që kushtojnë shtrenjtë.

Vetëm për një çantë e një palë syze ajo shpenzoi mbi 1 mijë euro, sipas faqes “What they wearin” në Instagram, transmeton rtv21.tv

Morena Taraku në vitin 2010 ishte zgjedhur “Miss Kosova”. Që nga ajo kohë, Morena është një prej femrave më të komentuara të showbizit shqiptar. Përveç modelizmit ajo karrierën e zhvilloi edhe si këngëtare.

Për jetën e saj luksoze ka folur edhe përmes projektit të saj të fundit me titull “Swag”. Në një pjesë të klipit shfaqet duke ecur mbi para. Ky projekt numëron mbi 1 milion klikime./21Media