Vazhdon numri i madh i aksidenteve në Kosovë

Vazhdon numri i madh i aksidenteve në Kosovë

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 85 aksidente prej të cilave 28 janë më të lënduar.

Ndërsa janë arrestuar 23 persona për vepra të ndryshme, në mbajtje janë 18 persona.

Kurse sa i përket gjobave në trafik, Policia e Kosovës bën të ditur se vetëm dje ka shqiptuar 1172 sosh.

Duke e parë shtimin e automjeteve përgjatë sezonit veror, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe t’ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik./21Media