U shqiptuan mbi 1 mijë tiketa dënimi

U shqiptuan mbi 1 mijë tiketa dënimi

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente komunikacioni, 2 prej tyre me fatalitet.

Prej 49 aksidenteve, 14 prej tyre u raportuan me të lënduar, ndërsa 35 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa sa i përket shkelje të rregullave në komunikacion gjatë ditës se enjte janë shqiptuar 1 mijë e 306 tiketa dënimi.

Gjatë këtyre 24 orëve janë arrestuar 17 persona, 13 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.

Ndërsa, vetëm një ditë më parë policia ka raportuar për tri aksidente me pasoja fatale./21Media