29 aksidente me të lënduar

29 aksidente me të lënduar

Këtë të enjte në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 62 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë së Kosovës 29 aksidente përfunduan me të lënduar, ndërsa 33 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 1 mijë e 354 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv.

Vetëm më 15 gusht policia ka arrestuar 37 persona, ku 28 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.

Ndërkaq një ditë më parë janë raportuar 85 aksidente./21Media