Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Ali Asllani (1884-1966) ishte shkrimtar i njohur shqiptar. Ai kishte kryer shkollën fillore në Vlorë, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin “Zosimea” në vitin 1888. Në fillim kishte studiuar në mjekësi, por pastaj kishte vazhduar Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjerë më 5 nëntor të vitit 1920 ka qenë kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 – 1922 ka qenë kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë.

Më pas ishte caktuar konsull në Triestë, ku kishte qëndruar deri në fund të prillit 1925. Po atë vit ishte emëruar “Zëvëndës i ngarkuar me punë” në Sofje e më pas, po aty, “sekretar i parë” dhe “i ngarkuar me punë”. Në vitet 1930 – 1932, Asllani ka qenë ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri ka qenë kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku ishte emëruar anëtar i Këshillit të Lartë në Tiranë. Pak kohë më pas ishte larguar nga jeta politike dhe kishte shkuar në fshatin Vajzë të Vlorës. Pas çlirimit, ka qenë ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve./21Media

VETEM JETA S’MUND TE MATET

Dhe ajo qe m’u duk mua e përhershme shkoj e vate
Vate jeta ime vate, me la vetëm një kujtim
S’di, i ziu, c’është kujtimi: Vetëm shkrep si vetëtimë
e me ndrit e me tregon gjurmëzat e zotëris’ sate

Thonë lindi me këmishë, për atë që paske fate’
meqë unë të dua ty, paskam lindur me këmishë
s’di, i mjeri c’është këmisha, vetëm ish ashtu si ish
midis mishit dhe këmishës futej dor’ e zotëris’ sate

Thonë paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
s’di, i ziu, c’është hyrija, por hyrirat më të mira
s’mund të ken’, t’u bëfsha unë, atë zjarr të zemrës sate

Paska vende gji-ergjënd e pallate me shtatë kate
ku ka defe, ku ka qefe, ku ka çupa me kaçupa
s’di, dhe s’di, se c’është kaçupi, me pëlqen më tepër kupa
kur ma mbush e kur ma jep, ajo dore pa mëkate

Dy te tretat e një kohe, të një shekulli që vate
vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
s’di, i ziu, se ku vane, vetëm jeta s’mund te matet
veç me ditët qe kalova, ne prani te zotëris’ sate.