Danielsson dhe Harting do të priten nga kryeministri Haradinaj

Danielsson dhe Harting do të priten nga kryeministri Haradinaj

Vetëm pak ditë pasi u miratua Strategjia për Zgjerim e Komisionit Evropian për Ballkanin Pernëndimor, në Prishtinë sot qëndron një delegacion i Bashkimit Evropian.

Kryeministri Ramush Haradinaj do të presë në takim drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting./21Media