Dua dhe Anwar po fillojnë një etapë të re

Dua dhe Anwar po fillojnë një etapë të re

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa, në muajin qershor i dha fund lidhjes së saj me Isaac Carew. Vetëm pak javë pasi ajo u nda nga Isaac Carew, filluan thashethemet se Dua ka filluar një lidhje të re. Ajo tash e dy muaj është në lidhje me vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid, transmeton rtv21.tv

Vetëm pas dy muajsh lidhje, artistja e mirënjohur shqiptare po planifikon që të zhvendoset në New York me të dashurin e saj të ri. Kështu tha një burim për The Sun, ku ndër tjerash tregoi se ata filluan kërkimet për një apartment në New York, kështu që ai do të jetë afër motrave të tij, Gigi dhe Bella.

Dua tashmë është duke u përgatitur të ndahet nga familja në Londër, për të vazhduar jetën në “Big Apple”, ku edhe e ka kompletuar albumin e dytë.

Një burim i afërt me këngëtaren i tha The Sun: “Dua dhe Anwar po kalojnë shumicën e kohës bashkë, kështu që ata po e shohin më të arsyeshme të marrin një apartment”.

“Dua e vizitoi familjen e tij muajin e kaluar dhe u njoh me familjen e tij. Ata me të vërtetë e duan atë dhe ajo po ndjehet e kënaqur”.

Siç raportojnë mediat e huaja, Anwar është tre vjet më i ri se Dua. Ai ka qenë në një lidhje të shkurtër me modelen Kendall Jenner./21Media