Vetëplagoset me armë zjarri

Arrestohet i dyshuari

Një person ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Pejës, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka shtënë me armë zjarri nga pakujdesia është vetëplagosur.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:05 në Pejë.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 14 copë gëzhoja”, ka bërë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button