Viktima u dërgua në spital

Viktima u dërgua në spital

Një person është vetëplagosur me armë në poligonin e gjuajtjes dje rreth orës 16:10 në Prizren.

Viktima është dërguar ne Spitalin Prizrenit dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“Janë konfiskuar tri pistoleta, pesëdhjetë fishek, pesë karikator dhe 36 gëzhoja. Inspektori komunal i ka ndërprerë punën qendrës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Dy të dyshuar janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media