Viktima u dërgua në QKUK

Viktima u dërgua në QKUK

Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmë rreth orës 21:01 në Prizren pasi që ishte plagosur me armë zjarri.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima kishte thënë se ishte vetëplagosur.

“Sipas viktimës, ai është vetëplagosur me pushkë gjuetie të cilën e ka me leje”, ka bërë të ditur policia.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia ka njoftuar se pushka e gjuetisë është konfiskuar./21Media