I dyshuari pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar

I dyshuari pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar

Dje një person në Deçan deri sa ishte duke pastruar një armë zjarri është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, ka njoftuar policia në raportin e dërguar.

Tutje në raportin e policisë thuhet se i dyshuari pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar dhe se nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 35 fishekë, për të cilën i dyshuari posedonte leje.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media