Vetëplagosje me armë

Viktima u dërgua në QKUK

Një person përderisa ishte duke pastruar armën, është vetëplagosur në shuplakë të dorës.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë. I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me dy fishek dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button