Veteranët: Nuk ju besojmë milionerëve brenda Kuvendit

Veteranët: Nuk ju besojmë milionerëve brenda Kuvendit

Dhjetëra veteran të luftë së UÇK-së, pas protestës kanë zhvilluar takim me deputetin e PDK-së, Elmi Reçica, i cili u ka thënë se në një afat prej 40 ditësh në maksimum do të procedohet për votim projektligji për buxhetin, në të cilin parashihet edhe sigurimi i mjeteve për veteranët.

Këtë lajm iu kumtoj protestuesve, Jonuz Kongjulli, veteranë i luftës. Por duket se lajmi i pritjes së gjatë deri në 40 ditë nuk iu pëlqeu protestuesve. Ata u dhanë afat deputeteve deri më 25 tetor në të kundërtën ata në shenjë pakënaqësie do t’i ngrenë çadrat para Kuvendit.

Protestuesit kanë thënë se nuk iu besojnë milionerëve brenda Kuvendit. Megjithatë, vendosen të presin deri më 25 tetor.

Ndryshe, veteranët i ka takuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u ka thënë se do t’i marrin pensionet pas miratmit të rishikimit të buxhetit nga Kuvendi i Kosovës./21Media