Për Rezarta Shkurtën nata e mbrëmshme ishte e tmerrshme

Për Rezarta Shkurtën nata e mbrëmshme ishte e tmerrshme

Reshjet e shiut dhe vetëtimat e pandalshme në Shqipëri që nga dita e djeshme kanë bërë pothuajse i gjithë vendi të përjetojë ankth.

Për këngëtaren e njohur shqipëtare, Rezarta Shkurta nata e mbrëmshme ka qenë e tmerrshme pasi që shtëpia e saj ishte goditur nga rrufetë madje edhe u dogj një pjesë.

Këtë e bëri të ditur vetë, Rezarta përmes një postimi në Instagram, e cila tregoi se për fat të mirë ajo dhe familja e saj kanë shpëtuar dhe janë mirë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë, ka regjistruar 290 rrufe për 10 minuta mbrëmjen e djeshme. Pjesa më e madhe e rrufeve janë regjistruar në rajonin e Shqipërisë së mesme, kryesisht në Tiranë dhe zonat përreth. /21Media