Rezarta prezanton shtëpinë që e ka në Kosovë

Rezarta prezanton shtëpinë që e ka në Kosovë

Rezarta Shkurta është e martuar që disa vite me Ermal Hoxhën me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hera.

Këngëtarja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe sidomos për jetën private.

Para disa dite familja e Rezartës janë përballur me një fatëkeqësi, pasi që shtëpia e saj ishte goditur nga rrufetë madje edhe ishte djegur një pjesë e saj. Mirëpo për fat të mirë ajo dhe familja e saj kanë shpëtuar.

Duket se çifti me vajzën e tzre këtë fundjavë kanë vendosur ta kalojnë në shtëpinë e tyre që e kanë në Kosovë.

Përmes një videos së publikuar në Instagram Rezarta e ka zbuluar një pjesë të oborrit.

Kujtojmë që, Rrezarta Shkurta, përveç se merret me muzikë ajo që pesë vjet ka hapur një biznes. Rezarta ka hapur një kompani, e cila ofron shërbime fotografike familjare. /21Media