Kurti: Në fakt, ky nuk është turi lobues i Veselit

Kurti: Në fakt, ky nuk është turi lobues i Veselit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është nisur së bashku me ekipin prej shtatë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në vizitë zyrtare në Austri.

Në njoftimin e dërguar nga Kuvendi thuhej se arsyeja kryesore e kësaj vizite të delegacionit të Kosovës në Austri është lobimi për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka arsyetuar pjesëmarrjen e deputetit të VV-së, Glauk Konjucfa në këtë tour.

Kurti ka thënë se delegacioni i nisur për Austri nuk është i Veselit po i Kuvendit dhe po ashtu ajo ka thënë se fakti që Veseli është në krye të delegacionit është më pak fyese se sa ai është kryetar i Kuvendit.

“Në fakt, ky nuk është turi lobues i Veselit
1. Liberalizimi i vizave nuk bëhet me vizita. Ky proces bëhet me sundim të ligjit nga brenda, lufte kundër korrupsionit e zhvillim ekonomik.
2. Kjo vizite nuk është lobim por aktivitet në kuadër të diplomacisë parlamentare që Kuvendi e ka bërë gjithmonë dhe ku LV merr pjesë zakonisht.
3. Ky nuk është delegacion i Kadriut. Por delegacion i Kuvendit. Fakti që në krye të këtij delegacioni është Kadri Veseli është më pak fyes sesa fakti qe ai është kryetar i Kuvendit dhe na i udhëheq punimet e Kuvendit çdo seance ku ne marrim pjesë.
4. LDK – ja e cila na ka lodhur per liberalizim te vizave tash po mundohet të shënojë poena të ulët politike. LDK- ja bashkë me Kadri Veselin na patën lodhë për liberalizim duke i mbledhur votat për demarkacion. Është e gërditshme kjo përpjekje për viza duke dhënë territor së bashku e tash kishe po kritikohemi mes vete.
5. Në Vjenë po udhëton edhe një delegacion i madh i qeverisë që kanë një aktivitet tjetër ekonomik. Mediat i kanë përzjer me qëllim duke thënë “delegacioni 30 anëtarësh i Kadrisë për vizat”. Kjo është tendencioze pa e amnistuar mungesën e kredibilitetit të Kadri Veselit për ta përfaqësuar Kosovën në çfarëdo rrethane”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndryshe në këtë vizitë zyrtare në Austri, Veseli do të shoqërohet nga një përfaqësues i secilit Grup Parlamentar: Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Teuta Rugova, Evgjeni Thaçi Dragusha, Time Kadrijaj, Adem Hodza dhe Fikrim Damka./21Media