Abdixhiku deklarohet pas takimit

Abdixhiku deklarohet pas takimit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë diskutuar sot për formatin e Qeverisë së ardhme.

Këtë e bëri të ditur Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, shkruan rtv21.tv

Pas takimit Abdixhiku u deklarua për media, me ç’rast tha se takimi u zhvillua në frymë pozitive dhe në përafrim të qëndrimeve mes këtyre dy subjekteve politike.

Sot kemi diskutuar për formatin e Qeverisë së ardhshme, për 12 ministritë se si do të duken ato, dhe si do të fuzionohen në ditët e para të Qeverisë”, tha ai.

Abdixhiku bëri të ditur se gjatë takimit është bërë dakordimi i agjendës së takimeve për dy javët e ardhshme.

Kjo agjendë synon të orientohet drejt temave të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, të arsimit, shëndetësisë, rendit dhe ligjit, si dhe politikës së jashtme”, tha tutje ai.

Abdixhiku tutje bëri të ditur se nuk është diskutuar për emra konkret, pasi synojnë të flasin për tema dhe çështje të rëndësishme për Kosovën.

Ai tha se VV dhe LDK janë pajtuar që një pjesë e madhe e agjensive do të bëhen pjesë e ministrive përkatëse.

Për bashkim të ministrive për shembull kemi bërë fuzionimin e Ministrisë së Punëve të Jashmte, të Integrimeve Evropiane dhe të Diasporës në Ministri të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane. Ministritë e Zhvillimit Ekonomik i kemi propozuar në disa kategori të cilat si skenar final i prezantohen liderëve politikë. Ajo që është me rëndësi është se është punuar në 12 ministri dhe nga dy zëvendësministra për secilën ministri”, theksoi Abdixhiku.

Takimi i ardhshëm mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbahet të hënën me fillim nga ora 15:00 në zyrat e LDK-së./21Media