Reagimi i VV-së për gjykimin e detutetëve të saj

Reagimi i VV-së për gjykimin e detutetëve të saj

Ndalimi i transmetimit të drejtpërdrejte i seancës ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, për këtë subjekt është tregues i qartë se në këtë gjykim është qëllim padrejtësi.

Vetëvendosje tha se gjyqtari Beqir Kalludra po bën gjykim fshehtas e tinëz

“Në gjyqin e padrejtë, sot ndaj deputetëve të Republikës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj e Faton Topalli mediave i është ndaluar transmetimi i drejtpërdrejtë i kësaj seance. Ky është tregues i qartë që këtu është qëllim padrejtësia, andaj u duhet që ta kryejnë këtë gjykim fshehtas.

Duke qenë se ky gjykim po bëhet për përfaqësuesit e popullit, është në interes të qytetarëve ta kuptojnë dhe ta dinë se si po gjykohen sot, përfaqësuesit e tij.

Duke ditur poashtu, që gjyqtari Kalludra ka një histori të dënimeve arbitrare pa prova e fakte e bën edhe më të rëndësishme publikim e seancave.

Në seancën e kaluar të kësaj çështje interesimi i publikut ishte shumë i lartë, që dëshmon edhe një herë se deputetët nuk janë vetëm dhe se qytetarët janë me ta”, thuhet në postimin e VV-së./21Media