"Policia e Kosovës dhe sistemi gjyqësor, ashtu siç po e dëshmojnë ditë e më shumë, janë vendosur në anën e krimit"

“Policia e Kosovës dhe sistemi gjyqësor, ashtu siç po e dëshmojnë ditë e më shumë, janë vendosur në anën e krimit”

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese për media ka kërkuar lirimin e shtatë aktivistëve të tyre të arrestuar sot gjatë një aksion simbolik të mbajtur kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe neglizhencës institucionale që sipas kësaj partie po u bëhet këtyre rasteve, përcjell KosovaPress.

“7 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që u arrestuan sot gjatë protestës kundër neglizhencës së Policisë së Kosovës për rastet e dhunës ndaj grave iu është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh. Policia e Kosovës dhe sistemi gjyqësor, ashtu siç po e dëshmojnë ditë e më shumë, janë vendosur në anën e krimit dhe të fortit duke e vazhduar linjën e mos ndjekjes dhe dënimit të kryersve të dhunës dhe duke fajësuar e dënuar viktimat dhe rezistuesit”, thuhet në reagimin e VV-së.

Po ashtu në reagim thuhet se VV kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, dënimin dhe parandalimin e krimeve ndaj grave në Kosovë.