Vetëvendosje “leqiti” profesorin që ngacmoi seksualisht një nxënëse

VV kërkon që të ndriçohet ky rast

Dje rreth orës 11:00 një nxënëse e mitur ka raportuar një Polici se është ngacmuar seksualisht nga një profesor në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri.

Me të marrë lajmin për këtë, Lëvizja Vetëvendosje e ka pezulluar të dyshuarin nga pozita e anëtarit të partisë.

“Ky rast është trajtuar me prioritet nga Komisioni Disiplinor i cili ka marrë vendim që: – H. A, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i pezullohet statusi i anëtarit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri shpreh keqardhje për situatën e krijuar”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV-ja ka ftuar organet e drejtësisë që t’i zhvillojnë hetimet dhe kërkojmë që ky rast të ndriçohet sa më parë.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin, dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu edhe Komuna e Vushtrrisë sot ka njoftuar se ka suspenduar mësimdhënësin e gjimnazit të Vushtrrisë, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij./21Media

Back to top button