Vetëvendosje me aksion për 1 Majin

“Paga dinjitoze, jo lëmoshë”…

Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi aksion simbolik kushtuar 1 Majit Ditës Ndërkombëtare të punëtorëve. Aktivistët e Vetëvendosje-s para Qeverisë vendosen pankarta me mbishkrime: “Paga dinjitoze, jo lëmoshë”, “Punëtorë, jo argat” etj.

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, tha se punëtorët në Kosovë nuk kanë kushte për punë dhe për këtë tha se fajet i kanë institucionet, raporton rtv21.tv.

“Vdekjet në vendin e punës janë alarmante dhe institucionet nuk ndërrmarrin asgjë. Punëtorët që humbin jetën në vendin e punës nuk duhet të trajtohen si aksidentale.
Duhet të kemi inspektoriat funskional për mbikqyrjen e kushte të punës”, shtoi Çaushi./21Media

Back to top button