Vetëvendosje: PDK të distancohet nga deklaratat e Veselit e Thaçit

“PDK duhet të jap përgjegjësi për deklaratat e zyrtarëve të saj”

Pas shpalljes se aktgjykimit të rastit “Syri i Popullit”, PDK ka akuzuar Vetëvendosjen se ka krijuar këtë grup.

Pyetur nga portali rtv21.tv lidhur me këtë çështje, Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se këto janë deklarata të rrejshme të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

“PDK duhet të distancohet nga deklaratat e rreme në betim të kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi të cilët kishin deklaruar në Gjykatë se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë pjesë e organizatës “Syri i Popullit”, për të cilat deklarata është bërë edhe kallëzim penal.“, thuhet në përgjigjen e Vetëvendosjes për 21Media.

Para se të formulojnë komunikata shpifëse dhe tendencioze, sipas Vetëvendosjes, PDK duhet të jap përgjegjësi për deklaratat e zyrtarëve të saj të cilat ishin përpjekje e dështuar për ta akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje si organizatë terroriste.

Gjykata Themelore në Prishtinë më herët ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit për rastin “Syri i Popullit”. Të akuzuarit, Avni Llumnica, Sadri Ramabaja, Ragip Sallova, Rexhep Topllana, Behxhet Luzha, Bajrush Konjusha, Halim Halimi, Murat Jashari, janë shpallur fajtorë për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale./21Media

PDK: Vetëvendosje krijoi grupin terrorist “Syri i Popullit”, të distancohet

Back to top button