Vetëvendosje: Pezullimi i fletarrestit për Kurtin, politik

Gjykata konfirmon por nuk e publikon dokumentin

Pezullimi i përkohshëm i urdhëresës për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit të të akuzuarit Albin Kurti, ngjalli reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas së cilës drejtësia e ka bërë me qëllim pikërisht para zgjedhjeve për shkak se është e ndikuar nga politika.

Ndryshe, në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për pezullim të fletarrestit ndaj kandidatit për kryministër të Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk është saktësuar koha e përfundimit të këtij pezullimi./21Media

Back to top button