Vetëvendosje premton edhe çerdhe pa pagesë

Vetëvendosje premton edhe çerdhe pa pagesë

Vetëvendosje prezantoi planin për arsimin në DebatPernime. Arbërie Ngavaci nga ky subjekt politik tha se do arsimi është kryeprioritet për Vetëvendosjen.

Ngavci tha se kanë përcaktuar nga një masë për gjitha nivelet nga parafillor deri tek arsimi i lartë.

Në edukimin parafillor, Ngavaci premtoi edukim për të gjithë fëmijet dhe çerdhet pa pagesë.

Sa i përket arsimit parauniversitar, tha se prioritet i kanë tekstet shkollore. “Nuk do të kemi tekstet me pasaktësi shkencore me gabime drejtshkrimore e logjike dhe kjo detyrimisht do të përcillet me mbështetjen e mësimdhënesve në përgatitjen e tyre me kurikulë.”, tha Nagavci.

Po ashtu Arbërie Ngavci premtoi edhe 1000 bursa për vajzat të cilat janë të fokusuara kryesisht në shkencë.

Vetëvendosje synon arsim të lartë publik falas. “ Studentët tanë të cilët i plotësojnë kriteret për të vijuar studimet e larta…duhet të jenë plotësisht të koncentruar në studimet e tyre dhe jo të kenë brengë pagesën e semestrit apo të provimeve.”, tha Nagavci.

Ajo po ashtu premtoi edhe Fondin e Hulumtimeve, i cili sipas Ngavacit do të jetë në mbështetje të hulumtuesve./21Media