Qendrës me status nuk i lejohet të garojë në zgjedhjet e Shqipërisë

Qendrës me status nuk i lejohet të garojë në zgjedhjet e Shqipërisë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se ky subjekt politik vetëm ka bërë kërkesë për të regjistruar një qendër të saj në Tiranë, e cila me status nuk i lejohet që të garoj në zgjedhjet e Shqipërisë.

Ajo ka deklaruar se duke parë punën që është bërë që nga viti 2006 edhe në Tiranë nga Vetëvendosje, kanë vendosur ta regjistrojnë një qendër atje me qëllim që idetë e tyre t’i shpërndajnë edhe atje.

Ajo ka shtuar se në krye të kësaj qendre do të jetë Bojken Abazi.

Çfarëdo që ka ndodhur në Kosovë jemi përpjekur që të organizojmë takime, tubime, aktivitete të ndryshme edhe në Tiranë. Tani çfarë po ndodh është një strukturim i asaj që kemi bërë deri tani. Kemi mbështetje të madhe dhe anëtarë të shumtë që e përkrahin Lëvizjes Vetëvendosje, por kjo çka kemi bërë është vetëm një kërkesë për ta regjistruar një qendër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk ka të bëjë me garimin në zgjedhje ose të jemi parti politike e regjistruar atje. Statuti që e kemi nuk lejon garime në zgjedhje, pra është një lloj qendre e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu.

Këto komente deputetja e VV-së i ka bërë në konferencë për media ku është diskutuar për shkeljet që po i bëhen Kushtetutës së Kosovës.