Sot në burgun e Pejës u vetra një i paraburgosur

Sot në burgun e Pejës u vetra një i paraburgosur

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka kërkuar hetime për vdekjen e të paraburgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

“Për rastin në fjalë të bëhen hetime nëse ka arsye tjera rrethanore që kanë ndikuar në vetvrasjen e të paraburgosurit B.Gj.”, thuhet në reagimin e tyre.

KMDLNj konstaton se Qendra e Paraburgimit në Pejë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e parapara në mënyrë që të shpëtojë jetën e të paraburgosurit por se ka qenë e pamundur t’i ndihmohet.

Sipas KMDLNj-së, i vetvrari B.Gj nuk përmban ansjë të dhënë paralamëruese që tregon prirjen për vetëvrasje.

“Sipas raporteve të KMDLNj –së, i paraburgosuri B. Gj. Nuk ka treguar asnjë indikacion se ka prirje për vetvrasje andaj në rastin konkret nuk janë zbatuar masat e kontrollit, kujdesit dhe mbikëqyrjes së shtuar siç veprohet në rastet e tilla . Pasi i paraburgosuri B.Gj. ka qenë në pritje të ekstradimit për në SH.B.A. i dyshuar për një vrasje në Miçigen ndoshta ky ekstradim mund edhe të jetë arsye që i paraburgosuri të vetvritet dhe për këtë arsye kërkon hetim të shpejt dhe caktim të përgjegjësisë eventuale nëse për këtë sigurohen prova. Realisht, është e pamundur të sigurohen kushte 100% për parandalimin e vetvrasjeve në burgjet e Kosovës aq më parë që kjo dukuri është e theksuar në të gjitha burgjet edhe në vendet më demokratike aq më parë që historia shëndetësore e të paraburgosurit B. Gj”, thuhet tutje në reagim.

Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë është gjetur i varur i paraburgosuri B. Gj, Shërbimi Korrketues i Kosovës, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./21Media