Viktima është dërguar në spital pa shenja jete

Viktima është dërguar në spital pa shenja jete

Një person i moshës 45 vjeçare, sipas policisë dyshohet se është vetëvrarë në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë të ditur komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Kristë Gjoka për Kallxo.com

Gjoka ka treguar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Curri”.

“Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin ‘Isa Grezda’ në Gjakovë. Dyshimet e para janë për vetëvrasje”, tha Gjoka.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës Lirie Podrimaj tha se lajmin për të shtënat në Rrugën “Bajram Curri” policia i mori në orën 10 e 30 të ditës së sotme.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se personi V.N rreth 45 vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri/pistoletë”, tha Podrimaj.

Ajo tregoi se “policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po merr masat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”.