Ky fenomen mbetet tejet shqetësues

Ky fenomen mbetet tejet shqetësues

Vetëvrasja te të rinjtë në Japoni ka shënuar shifrat më të larta në tri dekadat e fundit.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Arsimit, duke treguar se në vitin 2016/2017,  250 fëmijë të shkollave fillore kanë kryer vetëvrasje, raporton BBC.

Ky numër është pesë fish më i lartë se vitin e kaluar, dhe më i larti i regjistruar që prej vitit 1968.

Fëmijët kanë raportuar problemet familjare, si dhe ngacmime nga bashkëmoshatarët në shkolla.

Japonia ka shkallën më të lartë të vetëvrasjeve në botë, edhe pse kohët e fundit janë raportuar ulje të vetëvrasjeve, megjithatë fenomeni mbetet tejet shqetësues.