Vetëvritet 17 vjeçarja nga Kamenica

Familjarët e kanë gjetur të parët dhe e kanë dërguar me urgjencë në emergjencë

Vajza e një polici të Kosovës e moshës 17 vjeçe, Mediana Thaçi ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një plumbi. Vdekja e saj është kualifikuar si vetëvrasje.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e të ndjerës, ku rastin e ka cilësuar sipas urdhrit të prokurores, vetëvrasje.

Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani  ka thënë se Policia e Kosovës ka pranuar një informatë rreth orës 11:25.

“Policisë i është thënë nga familjarët se vajza ka vrarë vetën në njërën nga dhomat e shtëpisë. Familjarët e kanë gjetur të parët dhe e kanë dërguar me urgjencë në emergjencë, por mjeku kujdestar vetëm ka konstatuar vdekjen e saj”, ka thënë Hashani.

Zëdhënësi i Policisë ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve rajonale, njësia e forenzikës dhe prokurori i shtetit. Ai ka bërë të ditur se është gjetur një revole dhe një gëzhojë./21Media

Back to top button