Ai kreu vetëvrasje me jelekun e tij në grila

Ai kreu vetëvrasje me jelekun e tij në grila

Një person me incialet F.I, 23 vjeçar nga Vushtrria i cili ishte i dënuar është gjetur mbrëmë pa shenja jete në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot përmes një komunikate, ka njoftuar se i burgosuri 23 vjeçar ka bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të burgut, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e shërbimit Korrektues të Kosovës.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale “Lëndim i rënd trupor”.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin./21Media