Vetëvritet 35 vjeçari, bie nga kati i nëntë

Policia tregon detajet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.

Një shtetas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.SH. është vetëhedhur në orën 07:10 të mëngjesit nga kati i nëntë i pallatit ku banonte tek “Rruga e Kavajes”.

35 vjeçari ka gjetur vdekjen e mënjehershme.

Policia dyshon se viktima e ka ndërmarrë këtë akt në kushte të rënda psikologjike.

“Rreth orës 07:10 në rrugën e “Kavajës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës shtetasi A. Sh.,35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimine  policisë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button