I paraburgosuri është vetëvarur në banjon e burgut

I paraburgosuri është vetëvarur në banjon e burgut

Është vetëvarur një i paraburgosur sot në Qendrën e Paraburgimit në Pejë , njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, në Qendrën  Paraburgimit në  Pejë, sot në mëngjes gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, në banjon e njërës nga dhomat është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ, në dhomë bashkë me të ishin edhe tre persona të tjerë.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se i paraburgosuri ishte në mbajtje nga data 14.06.2019 dhe ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Shërbimi Korrektues njofton se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin./21Media