Lakra është një kurë shumë efektive dhe e përballueshme për shumë probleme shëndetësore

Lakra është një kurë shumë efektive dhe e përballueshme për shumë probleme shëndetësore

Ajo përmban deri në 42 mg vitaminë C, vitaminë A, acid folik dhe minerale të tilla si magnez, hekur, fosfor, kalcium, kalium dhe natrium.

Ka shumë lloje të lakrës dhe më të njohura janë lakra e bardhë dhe e kuqe. Më e efektshme është e kuqja, e cila është deri në shtatë herë më shumë medicinale sesa e bardha, dhe ngjyra e saj tregon praninë e përbërësve  të lidhjeve antocianina.

Lakra është më e mirë për t’u ngrënë e papërpunuar ose e gatuar për një kohë të shkurtër. Ajo vepron si një parandalues kundër kancerit, përmirëson tretjen, ka veti antiinflamatore, forcon imunitetin, lehtëson depresionin dhe ankthin, përmirëson përqendrimin dhe ndihmon te sëmundjet e frymëmarrjes.