Pioneer Personal Air Landing ka dy ulëse dhe një motor

Pioneer Personal Air Landing ka dy ulëse dhe një motor

Makina e parë në botë që mund të fluturojë dhe të vozitet ‘me një shpejtësi të lartë prej 321 km në orë në ajër dhe 160 km në orë në tokë’ do të zbulohet në Majami me një kosto prej 599,000 dollarësh. Ka qenë mbi një shekull në pritje, por ‘makina e parë fluturuese në botë’ është vendosur të bëjë debutimin e saj në SHBA sonte në Florida.

Automjeti i quajtur Pioneer Personal Air Landing, ose PAL-V është i pajisur me helikë të mbërthyer dhe të pasme dhe mund të fluturojë deri në 3.81 km lartësi.

Ai përdor benzinë të automobilave dhe kryeson shpejtësinë 321 km/h në ajër dhe 160 km/h në tokë. Makina e prodhuar në Holandë është tashmë në prodhim dhe dërgesa e parë nga gjithsej 70 sosh deri më tash të bëra, pritet të jetë në vitin 2021.

Pioneer Personal Air Landing ka dy ulëse dhe një motor me katër cilindra që sigurojnë 230 kuaj fuqi. Automjeti konvertohet nga një makinë me tri rrota në një xhirokopter në vetëm 10 minuta, dhe përshpejton nga 0 deri në 100 km në orë për vetëm 8 sekonda.

Vetura është prodhuar nga fibra karboni, titani dhe alumini, peshon 1.500 kilogramë dhe kërkon një pistë prej 540 metrash për ngritje, ndërsa vetëm 100 metra për ulje. Po ashtu, është i pajisur me një sistem vozitjeje të ngjashëm me atë të motoçikletës.