Dy këmbësorët janë lënduar

Dy këmbësorët janë lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në mbrëmjen e sotme në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Në ora 21:35, në fshatin Besi, ka ndodhur një aksident trafiku, një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët janë lënduar si pasojë e aksidentit“, ka thënë Krasniqi.

Portali rtv21.tv do t’ju mbajë të informuar me tej në lidhje me këtë rast. /21Media