Policia po merret me rastin

Policia po merret me rastin

Një femër është goditur nga një veturë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë sot rreth orës 15:00.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për KP. Ajo ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa Policia po merret me rastin.

Edhe në mëngjes në këtë rrugë ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave ku lëndime kanë marr disa persona.