Këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor

Këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor

Një këmbësore është goditur nga vetura, sot rreth orës 20:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, në rrugën Dëshmoret e Kombit në Prishtinë, është goditur një këmbësor nga një automjet në lëvizje. Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja( femër) e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media