Arrestohet shoferi

Arrestohet shoferi

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën Pogradec-Korçë, në Shqipëri.

Policia informon se një makinë ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews