Vozitësi është dërguar në mbajtje

Vozitësi është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Terstenik të Gllogocit, një këmbësor, shtetas slloven, është goditur për vdekje nga një veturë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:05.

Sipas Policisë, aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e vozitësit.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka marrë këmbësori. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në ‘IML’ për obduksion, ndërsa vozitësi është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media