Humbi jetën një 55 vjeçar

Humbi jetën një 55 vjeçar

Një persona ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqezimi i Shënkollit”.

Sipas Policisë së Shqipërisë, një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i kësaj të fundit, 55 vjeç ka humbur jetën menjëherë.

“Në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Kryqezimi I Shënkollit”, mjeti me drejtues shtetasin Xh.N.,32 vjeç, banues në Kurbin është përplasur me mjetin çiklomotor me drejtues Tom Deda 55 vjec, banues në Grykë Lumi, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën”, sqaron policia.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe policia, e cila shoqëroi drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon për ndriçimin e rrethanave të aksidentit.