Një këmbësore është aksidentuar për vdekje sot pasdite

Një këmbësore është aksidentuar për vdekje sot pasdite

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop.

Policia thotë se “automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35- vjeçaren E.K.”

Policia shoqëroi në komisariat shtetasin E.A., ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./oranews