Drejtuesi i veturës është dorëzuar ne polici

Drejtuesi i veturës është dorëzuar ne polici

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se një 53-vjeçar ka vdekur pasi është përplasur nga një automjet në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë tregut ushqimor.

Drejtuesi i automjetit A.R. është dorëzuar në polici, ku deklaroi se ka përplasur një person në autostradë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e këmbësorit S.S.