Vetura përplas për vdekje një 36 vjeçar

Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes

Një 36-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në lagjen 15 të qytetit të Durrësit në Shqipëri.

Sipas informacioneve të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasi me iniciale E.H., i cili teksa po udhëtonte me biçikletë u përplas nga një veturë  të tipit “Ford Focus”.

Grupi hetimor po punon për ndriçimin e ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të veturës, i cili u largua nga vendi i ngjarjes./oranews

Back to top button