Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit

11 emigrantë klandestinë kanë gjetur vdekjen pasi mjeti që i transportonte u përfshi nga flakët si pasojë e një përplasje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës në afërsi të Kavalas, në Greqi.

Mikrobusi që transportonte emigrantët u përplas ballazi me një maune dhe të dy mjetet u përfshinë nga flakët.

Pasagjerët e mikrobusit nuk mundën të dilnin nga mjeti dhe u dogjën të gjallë.

Drejtuesi i mikrobusit, një shtetas grek i moshës 39 vjeç shpëtoi me lëndime të lehta.

Ai është dërguar në spital, i ruajtur nga policia. Pas verifikimit rezultoi se është implikuar edhe herë të tjera në trafikim klandestinësh.

Sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Trafikut të Kavalës, shoferi i mikrobusit për shkak të shpejtësisë së lartë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me maunen.

Ende nuk dihet nacionaliteti i emigrantëve që me gjasë kishin ardhur nëpërmjet kufirit turko-grek.

Për shkak të djegies së trupave, policia nuk mund të identifikojë viktimat, ndaj ka kërkuar një ekzaminim mjeko-ligjor dhe analizat e ADN-së./oranews