Aksident në Gllarevë

Aksident në Gllarevë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë- Pejë saktësisht në fshatin Gllarevë.

Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 08:00 kemi marrë informacion për një aksident mes një veture dhe traktori në fshatin Gllarevë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona”, ka thënë Rugova.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetohet rasti./21Media