Vetura përplasi tre këmbësorë, njëri vdiq

Dy të tjerë mbetën të lënduar

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në fshatin Mursi të Sarandës në Shqipëri.

Policia ka njoftuar se vetura ka dalë nga rruga duke goditur tre këmbësorë. Njëri prej tyre ka vdekur, ndërsa dy të tjerët janë lënduar.

“Më datë 04.01.2019, rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi, automjeti “Benz-2500″ me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë, ku si pasojë shtetësia L.B, 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë S.S 33 vjeç dhe G.S, 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.

Back to top button